Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Me çfarë Allahu e ka dalluar gruan nga burri?

Imam Ebu Bekr bin el-Arabi 

Burimi: Ahkam-ul-Kuran (1/300-301)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu i ka dhënë burrit gjashtë gjëra ndryshe nga gruaja:

1 – Burri është rrënja e gruas ndërsa ajo është degëzim i tij, sepse gruaja është krijuar prej burrit, gjë të cilën e ka përmendur Allahu në librin e Tij.

2 – Ajo është krijuar nga briri i tij i lakuar. Profeti ka thënë:

“Gruaja është krijuar nga brinja e lakuar. Nëse provon ta drejtosh do ta thyesh, e nëse shërbehesh me të, do të kesh të mira prej saj edhe pse është i lakuar.” Bukhari (3331) dhe Muslimi (1468).

Gjithashtu, ka thënë:

“Ta thyesh atë do të thotë ta shkurorëzosh atë.” 

3 – Feja e saj është e mangët.

4 – Mendjelehtë. Në një hadith thuhet:

“Unë nuk kam parë asnjë më mendjelehtë dhe me fe më të mangët sesa ju gratë, që ja merr mendjen edhe njeriut më të vendosur.”

Dikush nga të pranishmit i tha:

“O i dërguari i Allahut, çfarë na mungon në mendjen dhe fenë tonë?”

Ai ﷺ u përgjigj: “A nuk është dëshmia e dy grave sa dëshmia i një burri?”

Ato i thanë: “Po.”

Ai ﷺ tha: “Kjo rrjedh nga mangësia e mendjes suaj.”

Pastaj ai ﷺ tha: “A nuk e braktisni namazin dhe agjërimin kur jeni me menstruacione?”

Ato u përgjigjën: “Po.”

Ai ﷺ tha:

“Kjo është mangësia në fe.” 

5 – Ajo trashëgon më pak se burri.

6 – Ajo është më e dobët se ai. Andaj nuk lufton dhe nuk merr plaçkë lufte.

E gjithë kjo, në vete përmban një urtësi të madhe. Mund të thuhet se, pse mangësia në fe i atribuohet asaj kur ajo nuk është shkaktare e atyre gjërave?

Ne përgjigjemi duke thënë se kjo i takon drejtësisë së Allahut. Ai ul atë që Ai dëshiron, e ngritë atë që Ai dëshiron dhe vendos për gjërat siç Ai dëshiron. Ai lavdëron dhe Ai kritikon. Ai nuk pyetet në për atë që vepron, ndryshe nga njerëzit të cilët do të pyeten për atë që ata kanë vepruar!

Ai ka bërë krijimin në nivele të ndryshme dhe krijesave të Tij, u ka dhënë vende të ndryshme nga tjetri.

Kjo na është qartësuar neve nëpërmjet shpalljes dhe ne e kemi mësuar këtë ashtu siç është. Prandaj, e besojmë këtë dhe i nënshtrohemi ashtu siç duhet.

Shpërndaje: