Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: Fataua Sijam
www.perlatmuslimane.com
Pyetja nr 46: Vajza ime vdiq në muajin e kaluar. Asaj i mbetën gjashtë ditë pa i agjëruar nga Ramazani. Çka kemi borxh në lidhje me këtë agjërim? A duhet të agjërojmë në vend të saj, të japim lëmoshë për të apo asgjë?
Përgjigje: Nëse vajza juaj kishte mundësi që t’i agjërojë ato ditë, ju detyroheni që të agjëroni në emër të saj ose të ushqeni një person të varfër për çdo ditë që nuk e agjëroi. Nëse ju zgjidhni opsionin e dytë, ju duhet të jepni 1 kg oriz, grurë ose hikërr (për çdo ditë). Por në qoftë se sëmundja e saj zgjati deri sa ajo vdiq, ju nuk keni borxh asgjë.