Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Sherhu Mukaddimeti Ibn Ebi Zejd El-Kajrauani fil Akijdeh (7)
http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/qir-14340205.mp3
Data e fetvas: 5/2-1434 18/12-2012
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Shejkh i nderuar Allahu iu dhëntë mirësi! Thotë pyetësi: ”Me çfarë veprash del myslimani nga rrethi i Ehli Sunnetit dhe Xhematit?
Përgjigje: Ai del nga Ehli Sunneti dhe Xhemati nëse e kundërshton Ehli Sunnetin dhe Xhematin në këto baza, nëse e kundërshton Ehli Sunnetin dhe Xhematin në këto baza. (si p.sh) Nëse flet (keq) për Sahabët dhe shpif ndaj tyre, apo i konsideron si jobesimtarë ata të cilët bëjnë gjynahe të mëdha përveç shirkut, i tilli është prej Hauarixhëve, apo i vret myslimanët, këto janë cilësitë e Hauarixhëve, të cilët vrasin besimtarët dhe nuk vrasin jobesimtarët (në luftë). Kjo gjë është transmetuar në hadith të saktë nga i dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem kur ka treguar për cilësitë e tyre (Hauarixhëve) se:
”Ata i vrasin besimtarët dhe nuk i vrasin jobesimtarët.”
Për këtë arsye, nuk ke për të gjetur në të gjithë historinë se Hauarixhët kanë luftuar ndonjëherë me jobesimtarët. Porse vrasin vetëm myslimanët. Allahu na ruajttë! Sepse ata e braktisën rrugën e Ehli Sunnetit dhe Xhematit. E njëjta gjë vlen edhe për Murxhiat, edhe këta e kanë braktisur rrugën e Ehli Sunnetit dhe Xhematit. U lehtësuan tek gjynahet për t`ia lehtësuar njerëzve dhe thonë se gjynahu nuk ndikon tek imani. Si nuk mund të ndikojë gjynahu tek imani? Gjynahu e dëmton (imanin). Po!