Alameh Muhammed Aman bin Ali el-Xhami (v. 1416)
Burimi: Mexhmu Rasa’il-il-Xhami, fq. 43
Përktheu: Valdet Gashi
Më e pakta që mund t’i ndodhë nxënësit që studion te bidatçinjtë, është se zemra e tij humbet urrejtjen ndaj bidateve, mëkateve dhe kundërshtimeve. Ai do të humbë dashurinë e detyrueshme dhe urrejtjen e detyrueshme për hir të Allahut. Atij nuk do t’i interesojë nëse ulet me një Sunni ose me një bidatçi. Kriteri i tij është ajo që beson ai se është më e mira për dauetin e tij duke dëmtuar veten e tij aq sa dëshiron Allahu, Allahut i kërkojmë ndihmë. Kjo gjë tregon se zemra e tij është e sëmurë, sëmundje që vjen si pasojë e prezencës së një lloji të nifakut, Allahu na ruajt nga kjo gjë.