“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Më i mirë pasi kishte mëkatuar

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Ahkam min el-Kuran el-Kerim (1/162)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu (azze ue xhel) tha:

وَإِذْ قَالَ مُوسَى لِقَوْمِهِ يَا قَوْمِ إِنَّكُمْ ظَلَمْتُمْ أَنفُسَكُمْ بِاتِّخَاذِكُمُ الْعِجْلَ فَتُوبُواْ إِلَى بَارِئِكُمْ فَاقْتُلُواْ أَنفُسَكُمْ ذَلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ عِندَ بَارِئِكُمْ فَتَابَ عَلَيْكُمْ إِنَّهُ هُوَ التَّوَّابُ الرَّحِيمُ

”Dhe kur Musai i tha popullit të vet: “O populli im, ju vetëm vetes i bëtë padrejtësi, kur viçin e pandehet për zot; prandaj, pendohuni te Krijuesi juaj dhe vritni njëri-tjetrin (i pafajshmi – fajtorin). Kjo është më mirë për ju te Krijuesi juaj; Ai ju fal gabimin! Ai pranon pendimin dhe është Mëshirues.”

Ky ajet dëshmon se është më mirë që ndalja nga mëkatet dhe të pendohet tek Allahu se sa të vazhdohet në mëkate. Është madje mundë që një person të bëhet më i mirë pas pendimit se sa ishte më parë. Një njeri që mëkaton dhe pastaj pendohet te Allahu mund të bëhet më mirë se sa ishte para mëkatit. A nuk e shihni atë që Allahu (te ala) tha për Ademin ﷺ, pasi ai kishte ngrënë nga pema:

وَعَصَى آدَمُ رَبَّهُ فَغَوَىثُمَّ اجْتَبَاهُ رَبُّهُ فَتَابَ عَلَيْهِ وَهَدَى

”Dhe, Ademi nuk e zbatoi urdhrin e Zotit të vet, ndaj edhe humbi. Pastaj, Zoti i tij e zgjodhi atë, ia pranoi pendimin dhe e udhëzoi atë.” 2

Pas pendimit për mëkatin, ai u bë edhe i zgjedhur edhe i udhëzuar.


1 2:53

2 20:121-122

Shpërndaje: