Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Më i miri i muslimanëve

Alameh Abdul-Aziz bin Abdil-lah er-Raxhihi

Burimi: Taufik-ur-Rab el-Mun’im bi Sherh Sahih-il-Imam Muslim (1/114)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Muslimi ka thënë:

40 – Ebu-Tahir Ahmed bin Amr bin Abdillah bin Amr bin Serh el-Misri na tregoi: Ibn Uehb na ka informuar, nga Amr bin el-Harith, nga Jezid bin Ebi Habib, nga Ebul-Khajr i cili tregoi se ai e dëgjoi Abdullah bin Amr bin el-As duke thënë:

”Një njeri erdhi tek i dërguari i Allahut ﷺ dhe tha: ”Cili është më i miri i muslimanëve? ”Ai ﷺ u përgjigj: ”Ai që nga gjuha dhe dora e të cilit janë të qetë muslimanët.”

Do të thotë: cili prej muslimanëve ka Islamin më të plotë?

Është muslimani nga gjuha e të cilit muslimanët e tjerë janë të qetë, nga fyerjet, përgojimet dhe bartjet e fjalëve. E gjithashtu janë të qetë nga dora e tij, nuk i sulmon ata, nuk ua merr pasurinë me pa të drejtë dhe të ngjashme. Ai që nga gjuha dhe dora e të cilit muslimanët nuk janë të qetë ka një Islam dhe besim të mangët.

Në këtë hadith ka argument se virtytet e Islamit dallojnë, sikurse që imani dallon në degët e tij.

Shpërndaje: