“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Më keq sa sa idhujtaria

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighastah-28-1-1435-01.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është idhujtari e madhe të flitet për Allahun Subhanehu ue Te ala pa dije?

Përgjigje: Kjo është më e keqe se idhujtaria. Kjo është më e rrezikshme se idhujtaria:

قُلْ إِنَّمَا حَرَّمَ رَبِّيَ الْفَوَاحِشَ مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَمَا بَطَنَ وَالإِثْمَ وَالْبَغْيَ بِغَيْرِ الْحَقِّ وَأَن تُشْرِكُواْ بِاللّهِ مَا لَمْ يُنَزِّلْ بِهِ سُلْطَانًا وَأَن تَقُولُواْ عَلَى اللّهِ مَا لاَ تَعْلَمُونَ

“Thuaj: “Me të vërtetë, Zoti im ka ndaluar vetëm punët e pahijshme, qofshin të hapëta ose të fshehta dhe gjynahet, dhunimin pa të drejtë, t’i shoqërohet Allahut (në adhurim) diçka, për të cilën nuk ju ka dhënë kurrfarë të drejte dhe të thoni për Allahun atë që nuk e dini.” 7:33

Ai pra e bëri të folurit pa dije rreth Allahut të jetë më keqe se idhujtaria. Sepse idhujtaria është një formë e të folurit rreth Allahut pa dije.

Shpërndaje: