Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Më mirë e pamartuar ose e shkurorëzuar sesa e martuar me një burrë të martuar

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilet-ul-Huda uen-Nur (345)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Në Algjeri është e zakonshme që gratë të preferojnë divorcin ose të mbeten të pamartuara se sa të jetojnë me një burrë që është i martuar. Çfarë i këshillon ato?”

Përgjigje: “Kjo ndodh në të gjithë botën islame. Kjo nuk është specifike për Algjeri. Kjo është një nga sulmet e intelektualëve të Perëndimit kundër botës islame. Të pafetë kritikojnë muslimanët për gjëra të shumëta. Një prej tyre është e poligamia.

Ka shumë shkrimtarë myslimanë, disa prej tyre janë nga Egjipti, të cilët kanë qenë në Francë dhe pastaj janë në vendet e tyre. Atje janë rritur në një ambient ku gjithnjë bëhet thirrje kinse për të drejtat e grave. Ata thonë se është e lejuar martesa më me shumë se një grua, vetëm në raste urgjente. Ne kemi dëgjuar shpesh në radio egjiptiane ku thuhet se islami nuk nxit në poligami dhe se ajo është e lejuar vetëm në raste urgjente.

Dëshmitë e tyre janë ajetet:

“Ju nuk do të mund të mbani drejtësinë mes grave tuaja, edhe sikur të përpiqeni…” (4:129)

“E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një, ose (martohuni) me ato që i keni nën pushtetin tuaj (robëreshat).” (4:3)

Ata i lidhin këto dy ajete, duke pretenduar se ajeti që thotë se “ju nuk mund të mbani drejtësi mes tyre…”, argumenton se martesa më me shumë se një grua është e lejuar vetëm në rast emergjent! Kjo është shtrembërim i fjalës së Allahut. Allahu jo veçse e ka lejuar poligaminë, por Ai ka nxitur në veprimin e tillë.Allahu i Lartësuar ka thënë:

“… atëherë martohuni me ato gra që ju pëlqejnë: me dy, me tri apo me katër.” (4:3)

Profeti (salAllahu alejhi ue selem) jo vetëm që e qartësoi të lejuarën, por qartësoi edhe përsosmërinë e saj, kur tha:

“Martohuni me ato gra që janë frytdhënëse dhe që janë të dashura. Unë do të garojë me ju ndaj popujve të tjerë në Ditën e Gjykimit.”

E vetmja mënyrë për të shtuar numrin e këtij umeti të Pejgamberit (sal Allahu alejhi ue selem) është martesa me aq gra sa Allahu ka lejuar, domethënë martesa me katër gra. Shumë sahabe kishin nga katër gra. Si p.sh.: Ebu Bekri, Aliu etj.. Kështu numri i myslimanëve shtohet më shumë. Dhe vetëm me një grua, numri i myslimanëve është më i vogël.

Që një grua dëshiron të ndahet në qoftë se burri i saj merr një tjetër ose që ajo më parë do të mbetet e pamartuar, kjo i përket edukimit perëndimor-joislam.”

Shpërndaje: