Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Më mirë një shtëpi plot me majmunë dhe derra

Imam Ebu Nuajm Ahmad bin Abdilah El-Asbahani (v. 430)
Hiljet-ul-Eulija (3/93)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Eus bin Abdilah Ebul-Xheuza – ishte prej atyre që iu shmangej sekteve dhe mendimeve të devijuara, dhe qëndronte larg fyerjeve, mallkimeve dhe çdo të keqeje.

3295 – Amr bin Malik En-Nukri rrëfeu se Ebul-Xheuza ka thënë:

“Më e dashur është për mua të shoqërohem me majmunë dhe derra sesa me një njeri që i përket një sekti (të devijuar).”

3296 – Amr bin Malik En-Nukri ka rrëfeu se Ebul-Xheuza ka thënë:

“Pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im! Për mua është më e dashur që shtëpia ime të jetë plot me majmunë dhe derra sesa të kem një pasues të një sekti fqinj. Ata përfshihen nga fjalët e Allahut:

“Ja, ju i doni ata por ata nuk ju duan ju dhe ju besoni në të gjithë librat (e shenjtë). Kur ju takojnë, thonë: “Ne besojmë!”, e kur mbesin vetëm, i kafshojnë majat e gishtërinjve nga mllefi ndaj jush. Thuaj: “Vdisni me mllefin tuaj!” Sigurisht se Allahu e di mirë çfarë ka në gjokse.” Ali Imran, 3:119

 

Shpërndaje: