Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Më mirë pak vepra sipas sunnetit sesa shumë vepra me bidate

Imam Ebu Nuajm Ahmed bin Abdilah El-Asbahani (v. 430)
Hiljat-ul-Aulija (3/90)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

3285 – Ibn Shaudheb ka treguar se Matar El-Uarrak ka thënë: “Sikurse të peshohej frika dhe shpresa e besimtarit në një peshore që peshon ekzakt, asnjëra nuk do të peshonte më rëndë se tjetra.”

3286 – Matar El-Uarrak ka thënë në lidhje me fjalët e Allahut të Lartësuar:

“Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t’u kujtuar. Po a ka ndonjë që merr mësim?” El-Kamer, 54:17

“Domethënë: a ka dikush që e ndihmon nxënësin në studimin e tij?”

3287 – Matar ka thënë: “Pak vepra sipas sunnetit janë më të mira sesa shumë vepra sipas bidateve (risive në fe). Ai që vepron sipas sunnetit, vepra e tij pranohet nga Allahu. Ai që vepron sipas bidatit, vepra e tij refuzohet nga Allahu.”

Shpërndaje: