Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Më mirë se të falet i vetëm në xhami

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (25 A), min: 26:40

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Dy burra e kanë një kopsht ku kultivojnë dhe aty e kanë një xhami të vogël. Një ditë, njëri prej tyre u sëmur dhe nuk mund të shkonte në xhami. A duhet personi i shëndoshë të shkoj në xhami dhe të falet i vetëm apo të falet me të sëmurin në shtëpinë e tij?

Përgjigje: A vjen dikush në xhami?

Pyetje: Jo. Xhamia është e vogël. Vetëm ata dy.

Përgjigje: Askush nuk kalon pranë xhamisë?

Pyetje: Jo. Kopshti është shumë larg nga asfaltimi.

Përgjigje: Atëherë atij i lejohet të falet me shokun e tij në shtëpinë e tij. Është më mirë që ai të falë namazin me xhemat me të se sa i vetëm në xhami.

Shpërndaje: