Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Më mirë të jesh i shurdhër dhe memec se sa të kesh besimin e Muatilave (mohuesve të emrave dhe cilësive të Allahut)

Imam Uthman bin Sa’id ed-Darimi (v. 280)

Burimi: Nakdhu Uthman bin Said ala el-Marisi el-Xhehmi el-Anid, fq. 249-251

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Kundërshtari pohoi se disa njerëz kanë për qëllim me ajetin:

ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ

“Pastaj Ai u ngrit lartë mbi arsh.” 13:12

do të thotë se Ai ka marrë pushtet dhe se ky është një interpretim i mundshëm.

Duhet thënë këtij të verbëri, të devijuari dhe kundërshtuesi, i cili nuk e di se çfarë ai thotë, duhet ta di se këto interpretime janë ndër devijimet më të shëmtuara dhe pamundësitë më të këqija. Vetëm njerëzit injorantë dhe thellësisht të devijuar interpretojnë kështu.

Mjerë për ty! A ka diçka që Allahu nuk e ka zotëruar? dhe dihet pse arshi të veçohet? A dimë diçka të imët sa pesha e një milingone në qiell dhe në tokë, që Allahu nuk e zotëron dhe nuk ka pushtet mbi të?, pse mu arshi është i veçantë? A ishte ndokush që kontestonte Allahun për pushtetin mbi arshin, të cilin Allahu e pushtoi dhe pastaj e morri pushtetin mbi të? Ti ke thënë shprehimisht kështu kur e krahasove Allahun dhe arshin e Tij me një person i cili merr pushtetin mbi një qytet. Sipas teje, nuk ka asnjë garanci se Allahu nuk do të mposhtet. Një pushtetmarrës mundet të mposht dhe të mposhtet.

Kush ka dëgjuar dikë të jetë aq injorant në lidhje me Allahun që ai të pretendoj se Allahu ka marrë pushtetin mbi arshin përmes një kontesti? dhe pastaj e krahason Atë me një fitues?

Do të kishte qenë më mirë për ty që nëna të kishte lindur të shurdhër dhe memec se sa të interpretosh Allahun (te ala) dhe fronin e Tij në këtë mënyrë.

Shpërndaje: