Shejkh Abdurr-Rrezak bin Abdul-Muhsin El-Abbad El-Bedr
Burimi: https://youtu.be/wnLTmvfSre4?si=YLplq-nZgKAWK1-b
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ndër shkaqet e qëndrueshmërisë është që muslimani ta dijë se ka një armik i cili nuk dëshiron që ai të jetë i qëndrueshëm dhe nuk dëshiron që ai të jetë i palëkundur në bindje ndaj Allahut. Nga natyrshmëria e këtij armiku është se ai të sheh ty, ndërsa ti nuk e sheh atë — dhe të përballesh me një armik që të sheh, ndërsa ti nuk mund ta shohësh, është jashtëzakonisht e vështirë, siç ka thënë selefët -rahimehumullah-.
Dhe këtë armik, Allahu -subhanehu ue te ala- na ka urdhëruar ta marrim si armik dhe na ka paralajmëruar kundër hapave të tij, së keqes së tij dhe kurtheve të tij:
“Me të vërtetë, shejtani është armiku juaji. Prandaj edhe ju konsiderojeni si armik! Ai i fton ithtarët e vet për t’i bërë banorë të zjarrit.” Fatir, 35:6
“O besimtarë! Mos ndiqni gjurmët e shejtanit!” En-Nur, 24:21
Prandaj njeriu duhet të jetë vigjilent ndaj rreziqeve të këtij armiku dhe të dijë se ky armik qëndron vazhdimisht me njeriun – duke e tunduar, duke e penguar dhe duke i zënë pritë në çdo rrugë të tij:
“E do t’u qasem atyre nga përpara dhe nga mbrapa, nga e djathta dhe nga e majta, e kështu Ti do të vëresh se shumica prej tyre nuk të janë mirënjohës!” El-A’raf, 7:17
Profeti ﷺ ka thënë:
“Vërtet, shejtani i del në pritë birit të Ademit në çdo rrugë të tij.”
Transmeton Nesai (3134).
Që do të thotë, përgjatë çdo rruge që ai merr, qoftë rruga e së mirës apo rruga e së keqes, madje edhe në rrugën e së mirës, ai i pret në pritë përgjatë saj, për ta larguar prej saj, për ta penguar dhe për ta dobësuar adhurimin e robit dhe afërsinë e tij me Allahun. Për këtë arsye është ligjëruar që kur të hyjmë në xhami, të themi:
Do të thotë përgjatë çdo rruge që ai ndjek, qoftë rruga e së mirës apo rruga e së keqes. Madje edhe në rrugën e së mirës, ai i zë pritë atij përgjatë saj, me qëllim që ta largojë prej saj, ta pengojë dhe ta dobësojë robin në adhurimin e tij dhe në afrimin e tij me Allahun.
Për këtë arsye na është ligjësuar që, kur hyjmë në xhami, të themi:
“Kërkoj nga Allahu i Madhëruar, me fytyrën e Tij fisnike dhe me fuqinë e pushtetin e Tij të përhershëm, të më mbrojë nga shejtani i mallkuar.”
Transmeton Ebu Daudi (466).
Dhe gjithashtu na është ligjësuar që kur të dalim nga xhamia, të themi:
“O Allah, më mbro nga shejtani.”
Transmeton Muslimi.
Sepse shejtani i del në pritë birit të Ademit në çdo rrugë që ndjek robi dhe në çdo rrugë që ai ecën, qoftë e mirë apo e keqe, nëse është e mirë, për ta larguar prej saj, ndërsa nëse është rrugë e së keqes, ai e shtyn që të vazhdojë në të dhe të këmbëngulë në të.
Prandaj njeriu vigjilent që është i etur për qëndrueshmëri, drejtësi dhe siguri nga devijimi dhe lajthitja duhet ta njohë rrezikun e këtij armiku dhe të shtojë kërkimin e mbrojtjes së Allahut kundër shejtanit të mallkuar:
Dhe thuaj: “O Zoti im, kërkoj mbrojtje tek Ti prej cytjeve të shejtanëve. Dhe mbështetem tek Ti, o Zoti im, që ata të mos më afrohen.” El-Mu’minun, 23:97-98
Thuaj: “Kërkojë mbrojtje te Zoti i njerëzve. Sundimtari i njerëzve. I Adhuruari (i vetëm me të drejtë) i njerëzve, nga sherri i shejtanit cytës që fshihet, i cili hedh dyshime në gjokset e njerëzve, qoftë ai prej xhinëve apo nga njerëzit.” En-Nas, 114:1-6
pra ai është cytës, që tërhiqet: kur njeriu është i pavëmendshëm ndaj përmendjes së Allahut, ai i cyt; dhe kur robi e kujton Zotin e tij, ai tërhiqet, që do të thotë se largohet nga njeriu.
Pra ai është cytës që tërhiqet, kur njeriu është i pavëmendshëm ndaj përmendjes së Allahut, ai e cyt atë; ndërsa kur robi e kujton Zotin e tij, ai tërhiqet, domethënë largohet prej tij.
Dhe Allahu thotë:
“Atij që shmanget nga këshilla e të Gjithëmëshirshmit (Kurani), Ne do t’ia caktojmë një shejtan, që do t’i bëhet shok i pandashëm.” Zuhruf, 43:36