Imam Ahmed bin Kudameh el-Makdisi
Burimi: Muhtasar Minhaxh el-Kasidin (faqe 475-476)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Allahu në Librin e Tij të fuqishëm ka urdhëruar që të meditojmë. Ai i lavdëroi ata që meditojnë duke thënë:
“…dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këto nuk e krijove kot, i Lartësuar qofsh (nga çdo e metë), dhe ruana prej dënimit të zjarrit.” [3:191]
Ai gjithashtu ka thënë:
“Me të vërtet, në gjithë këtë (krijimtarinë e Allahut) ka fakte për njerëzit që thellë mendojnë.” [13:3]
Abdullah bin Umeri transmeton se Profeti (sal Allahu alejhi ue selam) ka thënë:
”Meditoni mbi krijimtarinë e Allahut, dhe mos meditoni mbi Allahun.”
Ebu Darda ka thënë: ”Të meditosh për një moment është më e mirë se sa të falësh namazin e natës.”
Vehb bin Munebbih ka thënë: “Çdokush që ka medituar gjatë, vetëm se ka kuptuar. E kur të kuptojë veçse ka fituar dituri. E kur të fitoj dituri padyshim se, do të veprojë me përputhje me të.”
Bishr el-Hafi ka thënë: ”Nëse njerëzit do të mund të mendonin rreth Madhështisë së Allahut ata kurrë nuk do ta kundërshtonin Atë.”
El-Firjabi thotë se ajeti:
“Do t’i largoj prej argumenteve të Mia ata që sillen me kryelartësi në Tokë.” [7:146]
Do të thotë se ”Unë do të parandaloj zemrat e tyre nga të menduarit në atë që Unë kam urdhëruar.”
Jusuf el-Esbat ka thënët: ”Kjo botë nuk është krijuar vetëm për ta shikuar atë, por edhe më tepër!Dhe ajo për shkak që njeriu të meditojë për atë që do vije në jetën e ardhshme.”
Sufjan eth-Theuri urinonte gjak për shkak se meditonte aq shumë për argumentet e Allahut.