Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mëkatet që shlyhen me agjërimin e ditës së Arafatit dhe ditëve të Ashures

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Mukhtasar-ul-Fataua el-Misrijjeh (1/468-469)

Shkurtoi: Imam Badr-ud-Din Muhammed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’li (v. 777)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Është transmetuar se profeti ka thënë:

“Agjërimi i ditës së Arafatit shlyen mëkatet e dy viteve dhe agjërimi i ditës së Ashures shlyen mëkatet e një viti.” 

Transmeton Muslimi (1162) dhe Ebu Daudi (749).

Por vetëm për shkak se profeti tha në mënyrë të pakufizuar se kjo shlyen mëkatet, kjo nuk do të thotë se ato shlyejnë mëkatet e mëdha pa u penduar për to.

Profeti ka thënë:

“Pesë namazet obligative, xhumaja deri në xhumanë tjetër dhe Ramazani deri në Ramazanin tjetër shlyejnë mëkatet që ndodhin ndërmjet tyre përderisa shmangen mëkatet e mëdha.” 

Transmeton Muslimi (233), Tirmidhi (214), Ibn Maxheh (106) dhe Ahmedi (2/359).

Është e njohur gjerësisht se namazi është më i mirë se agjërimi dhe se agjërimi i Ramazanit është më madhështorë se agjërimi i ditës së Arafatit dhe se mëkatet nuk shlyhen nëse nuk shmangen mëkatet e mëdha, të cilën e kufizoi profeti . Atëherë si mund të besojnë se agjërimi nafile i ditës së Arafatit shlyen mëkatin e zinasë, vjedhjes, pirjes së alkoolit, bixhozit, magjisë dhe mëkate të tjera? Kjo nuk ndodh.

Shpërndaje: