Imam Muhammed bin Xherir et-Tabari (v. 310)
Burimi: Xha’mi-ul-bejan an teuili Kuran, vëll 11/ fq. 411
www.perlatmuslimane.com
“Vetëm Ai është që sundon mbi robërit e Tij. Ndaj jush dërgon roje (melaiket që e ruajnë çdo njeri dhe që shkruajnë çdo gjë që ai vepron) derisa kur t’i vijë ndonjërit prej jush vdekja, atij ia marrin shpirtin të dërguarit tanë dhe ata nuk bëjnë kurrfarë lëshimi.” El-Enam, 6:61
Etheri nr 13331, (imam et-Tabari): na ka transmetuar Hanad, na ka transmetuar Kabisa, nga Sufjani, nga Hasan ibn UbejdiLah, nga Ibrahim ibn Mejserah se ka thënë: “Meleku që i merr shpirtin njeriut, ka ndihmues të tjerë prej melaikeve.”
Etheri nr 13332, (imam et-Tabari): na ka transmetuar Muhammed ibn Abdul-E’ala, na ka transmetuar Muhammed ibn Theuri, nga Mamer, nga Katadeh se ka thënë: “Meleku i vdekjes ka të dërguarit e tij të cilët ia çojnë atij shpirtin e të vdekurit.”
El-Kelbi ka thënë: “Meleku i vdekjes më pas e merr shpirtin e të vdekurit dhe nëse ka qenë besimtar e dërgon tek melaiket e mëshirës, ndërsa nëse ka qenë kafir, e dërgon tek melaiket e ndëshkimit.”
Etheri nr 13338, (imam et-Tabari ): më ka transmetuar el-Muthena, na ka transmetuar Is’hak, nga Abdullah ibn ebi Xhafer, nga babai i tij i cili tha:
Unë e pyeta Rabi ibn Enesin për melekun e vdekjes, a është ai i vetëm që i merr shpirtrat?
Ai u përgjigj: “Meleku i vdekjes është ai që i merr shpirtrat dhe për këtë ai ka ndihmues prej melaikeve, a nuk i ke dëgjuar fjalët e Allahut të Lartësuar:
“Deri kur t’u vijnë atyre të dërguarit tanë (melaiket) t’ua marrin shpirtin.” El-Araf, 7:37
“Atij ia marrin shpirtin të dërguarit tanë dhe ata nuk bëjnë kurrfarë lëshimi.” El-Enam, 6:61
Përveç kësaj, meleku i vdekjes është ai që hedh çdo hap drejt lindjes dhe perëndimit.”
I thashë: “Ku do të jenë shpirtrat e besimtarëve?”
Ai tha: “Në sidretu, në xhenet.”