Imam Ibn Kethir Ed-Dimeshkij (v. 774)
Tefsir el-Kuran El-Adhim (3/143)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -azze ue xhel- ka thënë:
“Atë ditë, Ne do të bëjmë, që të vërshojnë njëri mbi tjetrin si valët (e detit) dhe do t’i fryhet surit e do t’i tubojmë që të gjithë së bashku.” El-Kehf, 18:99
Ashtu siç është përmendur në hadith, suri është një buri në të cilin do të fryjë Israfili -alejhis-selam-, siç tregohet në një hadith të gjatë. Ekzistojnë shumë hadithe që flasin për këtë ngjarje. Atijeh ka transmetuar nga Ibn Abbasi dhe Ebu Seidi -radijAllahu anhuma- të cilët kanë përcjellë se profeti ﷺ ka thënë:
“Si të dëfrehem kur Israfili e ka vendosur burinë në gojën e tij, e ka ulur kokën dhe është duke pritur vetëm urdhrin që t’i jepet leje për t’i fryrë?”
Ata thanë: “Atëherë, çfarë duhet të themi?”
Ai tha: “Thoni:
حَسْبُنَا اللّهُ وَنِعْمَ الْوَكِيلُ توكلنا على الله ربنا
“Allahu na mjafton, Ai është Mbrojtësi më i mirë. Ne mbështetemi tek Allahu, Zoti ynë.”
Transmeton Tirmidhi (3243) dhe Ibn Hibani (823). Tirmidhi ka thënë se hadithi është i mirë (hasen), ndërsa Albani në Sahih Sunen Tirmidhi (3243) e ka vlerësuar si autentik (sahih).