Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (10 B), min: 32.00
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Unë jam një i ri që kam një pasion të madh për të mësuar njohuritë fetare. Unë kam filluar të mësoj përmendësh librat e Ibn Malikut “el-Elfije” dhe të tjera. Megjithatë, unë nuk kam memorizuar Kuranin dhe më vjen vështirë që t’i bëj të dyja në të njëjtën kohë. Unë kam filluar me librat e gjuhës, që të mos bie në gabime gramatikore kur e lexoj Kuranin dhe për shkak se shumë dispozita në Kuran dhe Sunnet varen nga të kuptuarit e gramatikës dhe gjuhës. Unë jam gati 27 vjeç, kështu që unë kam frikë se nuk do të mundem të mësoj përmendësh të tjera lëndë në qoftë se unë filloj memorizimin e Kuranit.
Përgjigje: Unë mendoj se vëllai praktikues duhet të fillojë me memorizimin e Kuranit. Sepse çdo gjë i referohet Kuranit:
وَنَزَّلْنَا عَلَيْكَ الْكِتَابَ تِبْيَانًا لِّكُلِّ شَيْءٍ
“Ne ty ta shpallëm librin sqarim për çdo send.” (16:89)
Ai që e lexon Kuranin, merr dhjetë shpërblime për çdo shkronjë të tij. Nëse ai e lexon atë me reflektim dhe e kupton kuptimin e tij, besimi i tij rritet. Libra të tilla si ”el-Elfije” ai i lexon më vonë. E këshilloj atë që të memorizojë librin e Allahut (azze ue xhel) para çdo gjëje tjetër.
Shikoje videon këtu: https://www.youtube.com/watch?v=tj234KLP8bQ&feature=youtu.be