Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mendim i gabuar që çon në bidat

Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (875), min: 55:27

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Shumë vëllezër nga Ehl-us-Sunneti gabojnë kur mendojnë se çdo dijetar që pyetet duhet t’i përgjigjet çdo pyetësi me një ligjëratë nga Kur’ani dhe Suneti. Ndërsa kjo është bidat. Kjo është një bidat që bie në kundërshtim me metodologjinë e Selefëve. Kur Selefët pyeteshin, ata citonin Kur’anin dhe Sunnetin. Por, kur përgjigja ishte e bazuar në mendimet dhe njohuritë e tyre, në rregullat dhe parimet të cilat ata i dinin ndryshe nga të tjerët, ata jepnin mendimet e tyre. Atëherë, cili duhet të jetë qendrimi i pyetësit në lidhje me pyetjen? Allahu (te ala) ka thënë:

فَاسْأَلُواْ أَهْلَ الذِّكْرِ إِن كُنتُمْ لاَ تَعْلَمُونَ

”E nëse nuk dini, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm.”1

Çdo pyetës e ka për detyrë të pyesë një dijetar. Dijetari është i detyruar të përgjigjet. Megjithatë, përgjigja ndryshon. Ndonjëherë ajo kërkon argument. Nëse argumenti është i qartë dhe pyetësi e kupton përgjigjen. Ndonjëherë pyetësi është person i thjeshtë dhe vetëm kupton përgjigje të shkurtra të tilla si “e ndaluar”, “lejohet”, “e detyrueshme”, “namazi është i pavlefshëm”, “namazi është i vlefshëm” dhe kështu me radhë. Është kjo që duhet të detajohet sepse ne jemi të detyruar të flasim përgjatë të kuptuarit të njerëzve.

Këtu sqarohet shprehja rreth së cilët unë flas gjithmonë në lidhje me thirrjen tonë: Kur’ani, Sunneti dhe Selefët. Sepse përmes metodologjisë së tyre ne i dimë këto përgjigje të sakta dhe të hollësishme.


1 16:43

Shpërndaje: