Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Ghajat-ul-Maram, fq. 77
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
118 – Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“Engjëjt nuk hynë në një shtëpi që ka figurë dhe qen.”
Transmeton Bukhari (3322) dhe Muslimi (2106).
Vini re!
Këto dhe hadithet të ngjashme përfshijnë edhe imazhet në formën e skulpturave edhe imazhet që nuk janë në formën e skulpturave. Autori – el-Kardavi – i interpreton ato vetëm si skulptura. Është veprim i çuditshëm prej tij. Unë mendoj se ai e di se këto hadithe nuk trajtojnë imazhet që nuk janë skulptura. Kjo është evidentuar ndër të tjera nga hadithi i Xhibrilit, kur ai refuzoi të hyj në një shtëpi ku kishte perde me figura.