“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Mendimi i saktë lidhur me gishtin në teshehud

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur nr (1012)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Unë do të të tregojë ty në lidhje me mendimet rreth gishtit tregues të teshehud:

1 – Gishti nuk duhet lëvizur fare. Shuplaka e dorës duhet të jetë mbi kofshë nga fillimi i teshehudit dhe të mbetet në atë gjendje. Gjatë shahadetit gishti tregues nuk ngritet lart, as nuk bëhet dora grusht. Këtë mendim e kanë disa Hanefij të vjetër. Disa ekzagjeruan dhe thanë se ai që e ngrit gishtin e prish namazin.

2 – Vetëm gishtin tregues duhet të ngritet pa e bërë dorën grusht.

3 – Dora duhet të bëhet grusht dhe gishti duhet të ngritet. Këtu, ata kanë mendime të ndryshme se kur gishti duhet të ngritet:

1 – Disa thonë se ai duhet të ngrihet kur të përmendet Allahu Te ala.

2 – Të tjerë thonë se ai duhet të ngrihet kur thuhet ”përveç Allahut”, dhe të mbetet i ngritur deri në fund të teshehudit.

3 – Disa thonë sa po të ulesh në teshehud e bën dorën grusht, e bashkon gishtin e mesëm me gishtin e madh si një rreth dhe lëviz gishtin tregues deri në teslim.

Asnjë prej këtyre mendimeve nuk kanë prova, asnjë nuk mbështeten në hadith. Të gjitha janë vetëm mendime dhe konkluzione. Është vetëm mendimi i fundit që është një përjashtim. Unë do ti´u lejojë që ta dëgjoni hadithin në lidhje me të.

Një sahabi i quajtur Ua’il bin Huxhr el-Jemani radijAllahu anhu emigroi nga Jemeni në Medine për ta parë të Dërguarin salAllahu alejhi ue selem. Ai e përshkroi namazin e të Dërguarit salAllahu alejhi ue selem dhe tha:

”Se profeti salAllau alejhi ue selem u ul në teshehud, e vuri dorën e majtë në gju të majtë dhe dorën e djathtë në gju të djathtë, e mbylli dorën e tij, gishtin e madhë ia bashkoi gishtit të mesëm si një rreth, e ngriti gishtin tregues dhe e lëvizte atë ndërsa falej1.”

Se ai e lëvizte gishtin e tij ndërsa falej do të thotë se ai vazhdoi ta lëvizë atë deri në fund të teshehudit. Ky është mendimi i saktë. Sa po të ulesh në teshehud duhet mbyllur dorën, duhet ngritur gishtin dhe duhet lëvizur atë deri në fund të teshehudit. Pra siç thashë ky është mendimi i saktë.

Shpërndaje: