Imam Ali bin Ali bin Muhammed bin Ebiel-izz ed-Dimeshki
Burimi: “Komentimi i Akidetut-Tahavije”, fq. 152
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Kushdo që ka ndjenjë të pastër e mendje të shëndoshë nuk ka nevojë që përgjatë argumentimit të përdorë metoda të ehlul-kelamit (filozofëve) dhe as të kthehet në format se si ata shprehen. Përkundrazi, njeriut të tillë mund t’i lindin dyshime dhe pasiguri të shumta, përmes së cilave krijohen pështjellime, ngatërresa dhe lajthitje. Teuhidi tek njeriu jep frytin e vet vetëm atëherë kur ai është i pastër prej gjërave të tilla. Kjo është zemra e pastër pa të cilën njeriu nuk mund të shpëtojë para Allahut Subhanehu ue Te’ala.