Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Hiljati Talib-il-Ilm, fq. 52
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Syefaqësia është që një person flet në sytë e njerëzve në mënyrë që i bën të besojnë se ai është dijetar.
Kurse mendjemadhësia është të refuzosh të vërtetën. Ajo lind gjatë debateve dhe fanatizmit ndaj opinioneve apo medhhebeve. Ti mund të shohësh se si mendjemadhi i nënvlerëson të tjerët dhe e hedh poshtë të vërtetën, sepse nuk është në përputhje me mendimin e tij.
Kurse fodullëku është rezultat i vetëpërlqimit, që të dukesh si një dijetar i madh. Një shembull i kësaj është që dijetarët në një vend kanë një stil të caktuar të veshjesh. Fillestari vesh rrobat që u ngjasojnë rrobave të dijetarëve që njerëzit të besojnë se ai u përket atyre. Kjo është fodullëk