Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/%205824
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Prej edukatës gjatë ushqimit është që të përmendësh emrin e Allahut para se të fillosh të hashë dhe të pishë. Ai duhet të thotë:
بسم الله
“Në emër të Allahut.”
Kështu duhet ta largojë shejtanin. Shejtani ha dhe pi me njeriun. Kur njeriu fillon të ha dhe të pi në emër të Allahut shejtani largohet prej tij. Nëse ai nuk e përmend atë shejtani ha dhe pi së bashku me të. Kur ta mbaroj ushqimin, ai duhet të thotë:
الحمد لله
“I tërë hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut.”
Kur ai ta ketë mbaruar ushqimin apo pijen duhet të lavdëroj dhe falënderoj Allahun Azze ue Xhel, i Cili i ka dhuruar jetesën dhe ia ka lehtësuar ushqimin dhe pijen. Allahu është që e nënshtron ushqimin dhe pijen në barkun dhe zorrët e njeriut në mënyrë që të mos e dëmtojë atë. E gjithë kjo i takonë mirësive të Allahut Azze ue Xhel. Allahu e furnizon njeriun dhe nënshtron furnizimin në mënyrë që njeriu të mos dëmtohet prej ushqimit. Pra edhe furnizimi edhe nënshtrimi I tij janë prej mirësive të Allahut Subhanehu ue Te ala. Për këtë arsye ai duhet ta lavdërojë dhe falënderojë Allahun për këto mirësi të mëdha. Ai duhet të mendoj për ata që janë shumë të sëmurë për të ngrënë dhe për të pirë dhe për gjendjen e tyre. Kështu, ai duhet ta lavdërojë dhe ta falënderoj Allahun për këtë.
Muslimani pra nuk duhet ta lë pas dore përkujtimin e Allahut. Nëse ai nuk e kujton Allahun, ai devijon dhe shkatërrohet dhe bie pre e shejtanit. Si rezultat, ai duhet gjithmonë ta kujtojë Allahun – kur ai ha, pi, shtrihet për të fjetur, zgjohet, ulet dhe ec. Ai gjithmonë duhet ta kujtojë Allahun dhe sidomos me lutjet që janë specifike për kohë të caktuara dhe situata. Ai duhet ti mësojë ato dhe ti lexojë ato gjithmonë. Ato e ndihmojnë atë që të adhuroj Allahun dhe të tejkalojë vështirësitë e jetës. Ato ia largojnë shejtanët atij. Ato i japin jetë zemrës së tij dhe e ndriqojnë shpirtin e tij. Allahu Xhela ue Ala ka thënë:
الَّذِينَ آمَنُواْ وَتَطْمَئِنُّ قُلُوبُهُم بِذِكْرِ اللّهِ أَلاَ بِذِكْرِ اللّهِ تَطْمَئِنُّ الْقُلُوبُ
“Ata që besojnë dhe zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, qetësohen. Vërtet, zemrat qetësohen me përmendjen e Allahut”1
Njeriu kurrë nuk duhet të harrojë përkujtimin e Allahut. Ai gjithmonë duhet të kujtojë Allahun me gjuhën e tij, zemrën e tij dhe veprat e tij kur ai është në këmbë, ulur, duke ecur dhe shtrirë.
__________________________
1 13:28