Imam Ebu Bakr Ahmed bin Muhammed el-Khallal (v. 311)
Burimi: Es-Sunneh (1/133-134)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
90 – Ali bin Isa na informoi: E dëgjova Hanbelin duke thënë për udhëheqjen e el-Uathik:
“Fukahatë e Bagdadit ishin mbledhur tek Ahmed bin Hanbeli; Ebu Bekr bin Ubejd, Ibrahim bin Ali el-Matbakhi dhe Fadhl bin Asim. Ata erdhën tek Ebu Abdil-lahi dhe unë kërkova leje në emër të tyre. Ata thanë: “O Ebu Abdullah! Kjo gjë është bërë e madhe dhe është përhapur më shumë.” Ata kishin për qëllim besimin rreth krijimit të Kuranit dhe gjëra të tjera.” Ebu Abdullah u tha atyre: “Çfarë doni?” Ata thanë, “Ne duam të konsultohemi me ty se jemi të pakënaqur me udhëheqjen dhe autoritetin e tij.” Ebu Abdullahi diskutoi me ta për një kohë dhe tha: “Qortojeni me zemrat tuaja dhe mos u rebeloni ndaj tij. Mos i përçani muslimanët dhe mos derdhni gjakun tuaj dhe gjakun e muslimanëve. Mendoni për pasojat tuaja. Duroni në mënyrë që i miri të lihet rehar dhe të rehatoheni nga të këqinjtë.” Ata thanë shumë gjëra të rëndësishme që nuk i mbaj në mend. Pastaj ata shkuan dhe unë dhe babai im hyrëm tek Ebu Abdil-lahi. Babai im i tha Ebu Abdil-lahit: “Unë i lutem Allahut të na shpëtoj ne dhe umetin e Muhammedit. Nuk dua që dikush ta bëjë këtë. O Ebu Abdil-lah! A mendoni se kjo është e drejtë? “Ai u përgjigj: “Jo Kjo është në kundërshtim me transmetimet që na urdhërojnë që të durojmë (ndaj prijësit).” Pastaj Ebu Abdullahi tha: “Profeti [salAllahu alejhi ue selam] ka thënë:
“Duro nëse ai të rrah. Bindu nëse ai … “
Ai urdhëroi durimin. Abdullah bin Mesudi tha … “Ai përmendi diçka që nuk më kujtohet.”