Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14073
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
6 – Është ligjësuar që namazet e bajramit të falen pas lindjes së diellit. Namazi duhet të falet pa ezan dhe pa ikamet. Namazi i bajramit përbëhet nga dy rekate. Rekati i parë përbëhet nga shtatë tekbire dhe rekati i dytë përbëhet nga pesë tekbire. Është sunnet për imamin që të lexojë suret ”el-Ala” dhe”el-Gashije”, dhe (ose) ”Kaf” dhe ”el-Kamer”. Hutbeja duhet të bëhet pas namazit. Është shumë e rekomanduar për gratë që të marrin pjesë. Disa nga argumentet për këtë janë:
1 – Aishah (radijAllahu anha) ka thënë:
”Gjatë namazeve të Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit i dërguari i Allahut ﷺ bëri shtatë tekbire në rekatin e parë dhe pesë tekbire në të dytin.” Sahi Sunen Ebi Davud.
2 – En-Nu’man bin Beshiri (radijAllahu anhu) ka thënë:
”Gjatë namazeve të Bajramit i dërguari i Allahut lexoi suret ”el-A’la” dhe ”Gashijeh.” Sahi Sunen Ibn Maxheh.
3 – Ubejdullah bin Abdil-lah bin Umer bin el-Khatab e pyeti Ebu Uakid el-Lejthin:
”Çka lexoi i dërguari i Allahut ﷺ gjatë namazeve të Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit?” Ai u përgjigj: ”Ai lexoi suret ”Kaf” dhe ”El-Kamer”.” Muslimi.