Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Mukhtasar-ul-Fataua el-Misrijjeh (1/306-307)
Shkurtoi: Imam Badr-ud-Din Muhammed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’li (v. 777)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
“Profeti (salAllahu alejhi ue selem) nuk ngrinte duart kur lutej, me përjashtim kur lutej për shi.”
Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi të cilët gjithashtu transmetuan:
“Ai e kishte zakon të ngrinte duart në mënyrë që dukeshin sqetullat e tij dhe ai i lakonte ato.”
Këtë veprim Ibn Abasi (radijAllahu anhume) e quante Ibtihal dhe e ndau në tri lloje:
1 – Duke ngritur gishtin (gishtin tregues), siç bënte (i dërguari) në hutben e xhumasë.
2 – Duke u lutur me duar të ngritura në lartësinë e supeve, siç përmendin shumica e haditheve.
3 – Ibtihal, të cilin Enesi (radijAllahu anhue) e përmendi dhe tha:
“Ai e kishte zakon të ngrinte duart në mënyrë që të dukeshin sqetullat e tij dhe ai i lakoi ato.”
Kështu ngritën duart në rast vështirësie. Pjesa e brendshme e shuplakave të dorës së tij ishin të drejtuara kah fytyra e tij dhe toka, kurse shpina e dorës ishte kah qielli.