Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Sherh Sahih Buhari (1/256)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Nëse një person i gjen rreth 2000 euro, ai duhet t’i mbajë ato dhe duhet t’i publikoj një vit të tërë.
A duhet ti publikoj çdo ditë?
Disa dijetarë thonë se kjo varet nga zakoni. I dërguari ﷺ caktoi afatin për publikim pa qartësuar mënyrën se si.
Dijetarë të tjerë thonë se duhet publikuar gjënë e humbur çdo ditë në javën e parë. Pastaj çdo të premte. Pastaj çdo muaj deri sa të kaloj një vit i tërë. Ky vlerësim, megjithatë, kërkon argument. Pra numri i publikimeve dhe mënyra e praktikës i referohet traditës. Në të kaluarën qytetet ishin të ngjeshura. Ishte vetëm një treg. Atëherë mund të dërgohej një person në treg kur të gjithë njerëzit ishin të pranishëm dhe kërkonte pronarin. Sot, qytetet janë bërë të mëdha. Të gjitha qytetet tona janë vërtetë të mëdha. Megjithatë, ka mënyra të tjera. Dikush mund të vendos reklama në gazetë, ti varrë ato në dyert e xhamive dhe të ngjashme.