Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mënyra e shërbimit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (18 B), min: 42.25

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Kur disa njerëz shërbejnë kafe ose çaj, së pari ata i shërbejnë personit që është në të djathtën, edhe nëse ai është më i riu, vetëm për të filluar nga e djathta në çdo gjë. As kjo nuk është e ligjësuar. Fillo së pari me të moshuarin dhe pastaj me personin që është ulur në të djathtë të tij. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) pa në ëndërr dy njerëz, dhe se ai kishte një misvak në dorën e tij. Kur ai dëshiroi t’ia jap njërit, atij iu tha:

“Më të moshuarit, më të moshuarit”

Do të thotë, jepi të moshuarit. Por nëse ke një person në të djathtë dhe një në të majtë, ia jep atij që është në të djathtë. Por nëse është dikush para teje atëherë fillon me më të moshuarin. Kur do të shërbeshë çaj ose kafe ti fillon me më të moshuarin dhe pastaj personin që është në të djathtë nga ti.

Shpërndaje: