Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Nurun aled-Derb 24/09/1425-07/11/2004
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: A është e detyrueshme apo e rekomanduar marrja e abdesit para guslit?
Përgjigje: Është e rekomanduar për të marrë abdes para guslit. Mirëpo, së pari, duhet larë organin gjenital, pastaj merr abdes dhe në fund bën gusël (e pastron tërë trupin). Kjo është më së miri. Megjithatë, nuk ka të keqe në qoftë se së pari merr gusël dhe pastaj merr abdes.
Pyetje: Cili është gjykimi për të marrë abdes në banjë?
Përgjigje: Nuk ka rrezik nëse merr abdes në banjë apo vende të ngjashme, përderisa nuk ka rrezik nga të ndoturit me papastërti.
Pyetje: Çfarë ndodh nëse harrojmë të themi “Bismilah” para se të marrim abdes?
Përgjigje: Nëse harrohet shqiptimi i “besmelesë” nuk është i detyrueshme nëse e harrohet. Pra, është e detyrueshme për të thënë “Bismilah” në qoftë se të kujtohet, dhe këtë mendim e ka Imam Ahmedi (Allahu e mëshiroftë!).
Ndërsa shumica e dijetarëve thonë se shqiptimi i “besmelesë” është i rekomanduar.