Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mënyra më e njohur e namazit të eklipsit të diellit

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: “Mukhtesarul-Fetauel-Misrijjeh” (1/289-290)

Shkurtoi: Imam Badrudin Muhammed bin Ali el-Hanbeli el-Ba’li (v. 777)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Mënyra e faljes së namazit të eklipsit të diellit është transmetuar në disa mënyra. Mënyra më e njohur tek dijetarët njohës për Sunnetin e të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem dhe që rekomandohet nga shumica e dijetarëve, duke përfshirë Imam Malikun, esh-Shafiun dhe Ahmedin është se profeti:

“Ai e fali këtë namaz dy rekate me dy ruku në çdo rekat. Ai lexoi gjatë. Pastaj zbriti në ruku dhe qëndroi një kohë të gjatë, por jo aq gjatë sa lexojë. Pastaj ai u ngrit dhe lexoi një kohë të gjatë, por jo aq kohë sa leximi i parë. Pastaj ai zbriti në ruku, pa qëndruar aq kohë sa në rukun e parë. Pas kësaj, ai bëri dy sexhde të gjata.” 1

Qëllimi është që falja e namazit të eklipsit të diellit të zgjatet derisa të dal dielli. Nëse namazi përfundon para se te shfaqet dielli, duhet preokupuar me dhikër derisa të dal dielli. Gjatësia e eklipsit të diellt ndryshon.


1 Bukhari (1046) dhe Muslimi (903).

Shpërndaje: