Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Format e teslimit

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (1/2/630)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Profeti ﷺe përfundonte namazin në mënyrat e mëposhtme:

Forma e parë:

السلام عليكم

“Esselamu alejkum.”

Vetëm me një selam1 (duke dhënë selam vetëm në anën e djathtë dhe duke thënë:

Forma e dytë:

Duke thënë në të djathtë:

السلام عليكم و رحمة الله

”Esselamu alejkum ue rahmetullah.”

dhe në të majtë:

السلام عليكم

”Esselamu alejkum.”2

Forma e tretë:

Duke thënë në të djathtë:

السلام عليكم و رحمة الله

”Esselamu alejkum ue rahmetullah.”

dhe në të majtë:

السلام عليكم و رحمة الله

”Esselamu alejkum ue rahmetullah.”3

Forma e katërt:

Duke thënë në të djathtë:

السلام عليكم و رحمة الله و بركاته

”Esselamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.”

dhe në të majtë:

السلام عليكم و رحمة الله

”Esselamu alejkum ue rahmetullah.” 4

Të gjitha mënyrat janë konfirmuar në hadithe. Unë kam përmendur burimet e tyre në librin ”Sifatu Salat-in-Nebi” ﷺ. Ai që do të mund t’i referohet librit.


1 https://www.perlatmuslimane.com/berja-nje-teslim-selam-ne-namaz-eshte-obligim/

2 Nesai, Ahmad dhe es-Sarraxh me zinxhir autentik.

3 Muslimi (582), Ebu Daudi, Nesai dhe Tirmidhi i cili e shpalli autentik.

4 Ebu Daudi dhe Ibn Khuzejmeh (2/87/1) me një zinxhir autentik. Abdul-Hak e shpalli autentik në ”el-Ahkam (2/56)”, dhe gjithashtu veproi Neueuiu dhe Hafidh Ibn Haxheri. Ai është transmetuar gjithashtu nga Abdurr-Rrazak në ”el-Musanaf (2/219)”, Ebu Ja’la në ”el-Musned (3/1253)”, Tabarani në ”el-Mu’xhem el-Kebir (2/67/3)” dhe në ”el-Mu’xhem el-Ausat (2/2600/1)” dhe Darakutni nëpërmjet një rruge tjetër.

Shpërndaje: