Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Ahadith edh-Da’ifah (3/339)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
1189 – Ebu Bekri tregoi se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Allahu (azze ue xhel) e shpërbleftë merimangën për atë që ka bërë për ne. Ajo endi rrjetë për mua dhe ty, o Ebu Bekër, në shpellë në mënyrë që idhujtarët as nuk mund të na shihnin e as të na arrijnë.”
Hadithi është i dobët dhe në kundërshtim me hadithet e sakta. transmetuar nga ed-Dejlemi i cili tha:
“Unë i dua merimangat që kur e kam dëgjuar hadithin nga babai im.”
Sa më përket mua, as nuk ndiej dashuri, e as urrejtje për merimangat sepse hadithi nuk është konfirmuar nga i dërguari i Allahut ﷺ. Është i dobët dhe kundërshton hadithet e sakta dhe ndoshta edhe i shpikur edhe pse es-Sujuti heshti në lidhje me të në librin “el-Xhami el-Kabir “(3/146 / 1-2).
Nuk është transmetuar asgjë autentikisht për merimangën dhe për dy pëllumbat në shpellë, ndonëse ngjarja shpesh përmendet në libra dhe ligjërata mbi emigrimin e profetit ﷺ në Medine. Sigurohuni që ta dini këtë.