Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Merjemja sipas nasarave

Imam Ibn Kajim el-Xheuzijeh (v. 751)

Burimi: Hidajat-ul-Hajara, fq. 236-237

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Nasarat (krishterët) thonë se Merjemja është nëna e Mesisë, i cili është biri i Allahut. Ai është biri i Tij në të vërtetë, dhe ajo është nëna e tij në të vërtetë. Biri i Allahut nuk ka nënë tjetër përveç saj dhe ai nuk ka baba tjetër përveç Allahut, i Cili nuk ka djalë tjetër përveç tij. Ata thonë se Allahu e ka zgjedhur atë (Merjemen) që ajo të lind djalin e Tij. Po të kishte qenë ajo një grua si gjitha gratë e tjera, ajo do të kishte lindur (Isain) nëpërmjet marrëdhënieve seksuale me një burrë. Por ajo është e veçantë në mesin e gjitha grave të tjera, sepse ajo ishte shtatzënë me djalin e Allahut, dhe lindi djalin e Tij, i cili në të vërtetë është djali i Tij i vërtetë dhe i vetëm. Tani ajo është ulur në arsh në anën e majtë afër Zotit (tebareke ue t ala), babai i djalit të saj, ndërkohë që djali i saj është ulur në të djathtën e Tij.

Nasarat (krishterët) e adhurojnë atë dhe i luten asaj për furnizim, shëndet, jetëgjatësi, falje mëkatesh dhe ndërmjetësim tek djali i saj dhe babai i tij. Ata thonë kur luten:

“Nëna e Zotit! Ndërmjetëso për ne!”

Ata e nderojnë atë dhe e ngrenë mbi gradën e engjëjve, profetëve dhe të dërguarëve. Ata i luten asaj, për atë që i luten Allahut sikurse shëndeti, furnizimi dhe falja. Jakobinët1 thonë kur i luten asaj:

“Merjem, nëna e Zotit! Ji muri ynë, mbështetja jonë, furnizimi ynë dhe shtylla jonë.”

Nestorianët2 thonë:

“Merjem, nëna e Mesisë…”

Ata refuzojnë Jakobitë sepse ata thonë “Merjem, nëna e Zotit”, dhe i urdhërojnë ata që në vend të kësaj të thonë “Merjem, nëna e Mesisë…”. Atëherë Jakobitë i refuzojnë ata duke thënë se të dyja sektet besojnë se Mesiu në të vërtetë është Zoti, kështu që ku është ndryshimi? Ata thonë se Nestorianët thjesht duan të kenë marrëdhënie të mira me muslimanët dhe për t’u afruar atyre me anë të monoteizmit.

Ndyrësira e paturpshme e këtij umeti besojnë se Allahu (subhanah) e zgjodhi Merjemen për Veten e Tij dhe kishte marrëdhënie seksuale me të sikurse një burrë me një grua. En-Nadhdham tha pasi ua kishte përshkruar atyre këtë besim:

“Ata ia thonë këtë në mënyrë të qartë atyre tek të cilët kanë besim.”

Këtë e tregoi Ibn-ul-Ikhshid rreth tyre në librin “el-Ma’unah” dhe tha:

“Tek kjo bëjnë me shenjë ata. A nuk e sheh se si ata thonë se personi i cili nuk është një baba, është steril? Steriliteti është një sëmundje dhe mangësi. Këtë e thonë të gjithë ata duke dhënë shenjë në marrëdhënien seksuale. Çdokush që ka përvojë me ta, e di këtë.”

Ky është mosbesimi dhe idhujtaria e tyre ndaj Zotit të krijesave. Kështu ata e fyejnë Atë. Prandaj, një prej kalifëve të drejtë tha në lidhje me ta:

“Nënçmoni ata pa qenë të padrejtë ndaj tyre. Ata e kanë fyer Allahun në një mënyrë që është e pashembullt në mesin e njerëzve.”


1 Shih https://en.wikipedia.org/wiki/Syriac_Orthodox_Church

2 Shih https://en.wikipedia.org/wiki/Nestorianism

Shpërndaje: