Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=141868
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Shejkh i nderuar! Unë dëshiroj që të më sqaroni një hadith, në të cilin i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem!) ka thënë:
”Prej shenjave të ditës së kijametit është se dija do të kërkohet tek të vegjëlit.”
Çfarë kihet për qëllim ”tek të vegjëlit”?
Përgjigje: ”Të rinjtë! Ajo që kihet për qëllim (me fjalën) ”të vegjlit” janë të rinjtë.
Sepse të rinjtë që të gjithëve iu mungon vendosshmëria. Ndërsa kërkimi i dijes tek të mëdhenjtë, të moshuarit është më e qendrushme dhe më e besueshme, ky është kuptimi.Po!
”Të vegjëlit” janë të rinjtë, sepse në shumicën e rasteve tek të rinjtë mungon stabiliteti dhe qëndrueshmëria në çështjet fetare, ata nxitojnë në disa çështje.
Sa më i madhë në moshë të jetë nxënësi i dijes, aq më i qëndrueshëm dhe më i aftë është ai. Po!”