Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: Ne jemi një grup fillestarësh që dëgjojmë komentet (ligjëratat) e shejkh Salih el-Usejmit i cili është me ju në Komisionin Kibar-ul-Ulema. Megjithatë, ne jemi kritikuar nga një individ i cili thotë se shejkhu është i panjohur, nuk është selefi dhe se hizbitë po përhapin ligjëratat e tij dhe ua shuajnë inkurajimin vëllezërve (për t’i larguar nga ai). U thashë të pyesim shejkh Salih el-Feuzanin dhe të shohim se çfarë thotë.
Përgjigje: Shejkh Muhammed bin Uthejmin ishte kolegë i ynë, unë e njoh atë, dhe ai është prej dijetarëve të respektuar dhe të rëndësishëm të Arabisë Saudite.
Pyetësi: E kam fjalën për shejkh Salih ibn Hamed el-Usejmi, anëtar i sapozgjedhur i Komisionit Kibar-ul-Ulema.
Përgjigje: Nuk ka njeri me emrin Salih ibn Muhammed. Ka person të quajtur Muhammed bin Salih.
Pyetësi: Salih ibn Hamed el-Usejmi, jo Muhammed.
Përgjigje: El-Usejmi?
Pyetësi: Po.
Përgjigje: Ju thatë Ibn Uthejmin.
Pyetësi: Jo, thashë Salih ibn Hamed el-Usejmi.
Përgjigje: Po, e njoh atë. Ai është i mirë. Ky burrë është i mirë dhe është anëtar i Komisionit Kibar-ul-Ulema. Unë e njoh atë.
Pyetësi: Do të thotë të vazhdojmë të dëgjojmë ligjëratat e tij?
Përgjigje: Po, përfitoni prej tij.