Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Merrni mësim nga Damaxhi

Alameh Muhammed bin Abdil-Vehab el-Uasabi (v. 1436)

Burimi: Damaxh-Xha’aluha Shu’lah min Nar ba’d an kanat Shu’lah min Nur, fq. 4-5

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

O vëllezër! Qëllimi me davetin tonë nuk është që të tendosim muskujt. Betohem në Allahun se ne i duam nxënësit me sjellje të mirë që nuk bëjnë zhurmë. Ne e duam atë dhe e pranojmë atë me kënaqësi. Ndërsa ne e urrejmë personin që shkakton kaos.

Ku është Damaxhi? A nuk duhet ti kushtojmë një mendim Damaxhit? Mësimet ecin para nesh pa i kushtuar një mendim. Qortimet kalojnë para nesh ndërsa ne nuk qortohemi prej tyre. Ne e lusim Allahun që të na mbrojë kundër neglizhencës. Kjo është neglizhencë, injorancë dhe verbëri. Ne duhet të nxjerrim mësime. Shikoni në ata që shkaktuan kaos në Damaxh! Çfarë kanë bërë me Damaxhin? Ata e kanë rrafshuar Damaxhin. Është kaos. Kjo është tendosje e muskujve. Kjo është fyerje e dijetarëve. Të gjithë dëshirojnë të duken. Të gjithë dëshirojnë të bëhen të famshëm. Betohem në Allahun se kjo është e rrezikshme. Kjo është rrezik për davetin, individin, xhematet dhe komunitetet. Ne nuk e pranojnë këtë. Studenti duhet të ketë një sjellje të mirë me mësuesin e tij, me dijetarët, thirrësat dhe muslimanët.

Ne kemi mbaruar me personin i cili ka treguar hizbijen e tij. Ne kemi mbaruar me personin nga hizbitë dhe pasuesit e bidateve. Ne nuk merremi me ta. Ne kemi mbaruar me ta. E mbaj në mend se Shejkh Mukbili (rahimehullah) ka thënë:

“O vëllezër! Më pëlqen fjala e Shejkh Ebu Ibrahim Muhammed bin Abdil-Vehabit: “Ne nuk e humbim kohën tonë me hizbitë. Ne themi atë që kemi për të thënë dhe ecim më tutje.”

Mirë tha. Sqaro dhe ecë më tutje. Ti si student duhet ti kushtosh rëndësi studimeve dhe ta bësh hamd Allahun që të ka lejuar që ti të vish në këto objekte të Ehl-us-Sunnetit dhe Xhematit. Ato nuk ekzistonin më parë, dhe hamdi dhe lavdërimi i takon Allahut. Ti duhet të kujdesesh për to. Nuk është e mjaftueshme që vetëm Shejkhu i objektit të kujdeset për vendin. Shejkhu në Ma’bar, Mafrak Hubejsh, Fujush ose Hudejdeh nuk mund të bëjë gjithçka. Të gjithë ju duhet të merrni pjesë. Kjo dhuratë është më e madh se e tërë bota. Të gjithë duhet të kujdeset për të. Një mënyrë për të bërë këtë është që ti bindesh Allahut dhe të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem). Mëkatet i shkatërrojnë njerëzit dhe vendet:

فَاسْتَقِمْ كَمَا أُمِرْتَ وَمَن تَابَ مَعَكَ وَلاَ تَطْغَوْاْ إِنَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ بَصِيرٌوَلاَ تَرْكَنُواْ إِلَى الَّذِينَ ظَلَمُواْ فَتَمَسَّكُمُ النَّارُ وَمَا لَكُم مِّن دُونِ اللّهِ مِنْ أَوْلِيَاء ثُمَّ لاَ تُنصَرُونَ

 “Ti (Muhammed) përqendrohu vendosmërisht ashtu si je i urdhëruar, e bashkë me ty edhe ata që u penduan (prej idhujtarisë), e mos tejkaloni (kufijtë e caktuar), se më të vërtetë Ai është shikues i asaj që veproni.  Dhe mos anoni kah ata që bënë zullum, e për atë shkak t’ju kapë zjarri, sepse përveç Allahut nuk keni mbrojtës, e mbeteni të pa ndihmuar.” 11:112-113

Ne duhet ti përmbahemi Librit të Allahut dhe Sunnetit të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem). Nuk na lejohet që të bëjmë Dar-ul-Hadithin në një vend të thashethemeve dhe përgojimit dhe të flasim për atë që njerëzit bëjnë dhe thonë. Kështu fillon devijimi.

Çka ishte Damaxhi? Një kurorë. Damaxhi ishte kurora mbi kokat e besimtarëve. Por, çfarë ndodhi kur thashethemet, përgojimi, shpifjet, poshtërimi, talljet, përqeshjet dhe fyerjet filluan? Ai u rrafshua me tokë. Ne jemi të detyruar që të kemi frikë Allahun për hir të davetit.

Shpërndaje: