Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, fetvaja nr.: 1/18146
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Kur kam marrë abdes, i kam dhënë mes´h mbi këpucëve që kam mbathur pa çorape. Pastaj unë i zbatha ato këpucë dhe shkova për tu falur. Pasi mbarova namazin, i mbatha ato përsëri në gjendje të pastër. A është i saktë mes´hu i tillë, dhe a vazhdon ky mes´h për një ditë e një natë?”
Përgjigje: “Është e lejueshme që t’i jepet mes´h mbi meste ose çorape që mbulojnë pjesën e këmbës e cila duhet larë gjatë abdesit. Mirëpo, nuk është e lejueshme për t’i dhënë mes´h këpucëve që nuk mbulojnë plotësisht këtë pjesë të këmbës. Dhe në rast se ka qenë kështu, atëherë ti duhet ta përsëritësh namazin që e ke falur në këtë gjendje, ngase nuk e ke bërë mes´hun në mënyrë të saktë.
Allahu na dhëntë sukses. Salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin tonë Muhammed, familjen dhe shokët e tij.”