“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Mes’hi mbi shami – Uthejmin

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Mexhmu’ fetaua ue rasa’il Shejkh Ibn Uthejmin (4/171)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”A është e lejueshme që t’i jap mes’h shamisë?”

Përgjigje: ”Mendimi më i njohur i Imam Ahmedit është se, lejohet që gruaja t’i japë mes’h shamisë në qoftë se ajo mbulon edhe nën-qafën e saj, kjo pikërisht është transmetuar nga disa prej sahabijeve (Allahu qoftë i kënaqur me to).

Prandaj, nëse është e vështirë për gruan heqja e shamisë si p.sh.: kur është shumë ftohtë ose që të jetë e mundimshme heqja e saj dhe pastaj vënia, -nuk ka problem nëse i jepet mes’h shamisë, përndryshe është mirë që të mos veprohet kjo.”

Shpërndaje: