Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Meshkujt me flokë të gjata, pantallona dhe bizhuteri

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Kohët e fundit është bërë një trend në mesin e të rinjve (meshkujve) për të lënë flokët të rriten të gjata duke u bazuar në atë se profeti (salAllahu alejhi ue selem) i ka pasur flokët e gjatë. Përveç kësaj, ata bartin gjerdane, byzylykë dhe veshin pantallona. Çfarë keni për të thënë në lidhje me këtë?

Përgjigje: Nëse një person i lë flokët të rriten sepse profeti (salAllahu alejhi ue selem) kishte flokë të gjata, ai duhet ti referohet haditheve të përmendur dhe deklaratave të dijetarëve në lidhje me këtë. Në këtë rast, flokët e tij duhet të duket sikurse të profetit (salAllahu alejhi ue selem), nëse ai me të vërtetë dëshiron të pasojë veprimin e tij (salAllahu alejhi ue selem).

Meshkujve nuk i lejohet të bartin gjerdane dhe byzylykë sepse kjo do të thotë se ata i përngjasojnë femrave. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) mallkoi burrat që i ngjasojnë grave dhe anasjelltas.

Ndërsa në lidhje me pantallonat1 e meshkujve, kështu që ata duhet të vishen si ata vishen në vendet e tyre. Ne i këshillojmë burrat që të kujdesen për burrërinë dhe fisnikërinë e tyre dhe për ti shmanget të kundërtave të tyre dhe që ti përngjasojnë grave dhe kufarëve.

 


1 Shih: https://www.perlatmuslimane.com/muslimani-duhet-te-dalloje/

Shpërndaje: