Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Meshkujt që bartin byzylyk, qafore dhe vath

Imam Muhamed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)
Adhuah-ul-Bejan (2/131)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Nuk duhet të ketë mospajtime lidhur me atë se është e ndaluar për meshkujt të bartin stoli prej argjendi që janë të veçanta për gratë, shembuj të kësaj janë stolitë si zinxhirët e këmbës, byzylykët, vathët, qaforet dhe të ngjashme. Kjo do të thotë se burrat u ngjasojnë grave dhe burri që i ngjason gruas është i mallkuar nga i dërguari i Allahut ﷺ.

Të gjithë ata që janë mallkuar nga i dërguari i Allahut ﷺ, janë mallkuar po ashtu në librin e Allahut, siç tha Ibn Mesudi.

Sepse Allahu thotë:

“Çfarëdo që t’ju japë i dërguari, merreni atë, e çfarëdo që t’ju ndalojë, hiqni dorë prej saj.” El-Hashr, 59:7

Shpërndaje: