Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Është e domosdoshme që dija të merret nga dijetarët, nëse ka në atë vend dijetarë. E nëse janë jashtë vendi, duhet udhëtuar tek ata (për të mësuar prej tyre). E nëse asnjëra prej tyre nuk është e mundshme, atëherë shtyje kërkimin e dijes derisa të jepet një mundësi. Dhe mos mësoni vetë me libra, sepse kjo është rrezik i madh. Ditëve të sotme njerëzit bëhen tekfirca, për shkak se (nuk kanë mësuar tek dijetarët dhe) janë mbështetur vetëm në leximin e librave. Ata i kuptojnë ato ashtu siç nuk janë të destinuara dhe ata i aplikojnë gjykimet aty ku nuk duhet aplikuar. Kjo është metodologjia e Hauarixhëve! Këta janë ata të cilët i kanë refuzuar dijetarët dhe mësuan vetmas, dhe çfarë ishte gjendja e tyre?! Kjo është metodologjia e tyre. Pra, nëse ti nuk mund të mësosh tek dijetarët, je i arsyetuar. Bëhu i durueshëm derisa të jepet mundësia.”