Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Mësojani fëmijëve emrat e profetëve

Imam Ebul-Mudhaffar Mensur bin Muhamed es-Sam´ani (v. 489) 

Burimi: Tefsir Surat-il-Bakarah (2/70)

Përktheu:Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Allahu (Tebareke ue Te’ala) ka thënë:

قُولُواْ آمَنَّا بِاللّهِ وَمَآ أُنزِلَ إِلَيْنَا وَمَا أُنزِلَ إِلَى إِبْرَاهِيمَ وَإِسْمَاعِيلَ وَإِسْحَقَ وَيَعْقُوبَ وَالأسْبَاطِ وَمَا أُوتِيَ مُوسَى وَعِيسَى وَمَا أُوتِيَ النَّبِيُّونَ مِن رَّبِّهِمْ لاَ نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِّنْهُمْ

”Ju (besimtarë) thuani: ”Ne i besuam Allahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre profetëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i jemi bindur.” 1

Edh-Dhahhak ka thënë:

”Mësojani fëmijëve tuaj emrat e profetëve në Kuran në mënyrë që ata të besojnë në ta dhe të mos mendojnë se është e mjaftueshme për të besuar nëMuhamedin (salAllahu alejhi ue selam) dhe jo në profetët e tjerë.”


1 El-Bekare 2:136

Shpërndaje: