“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Mëson se ka filluar Ramazani pasi të ketë ngrënë gjatë ditës

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i (v. 1422)
Fadha’ih ue Nesa’ih, fq. 74-75
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë duhet bërë nëse zgjohemi pas agimit në fillim të Ramazanit dhe fillojmë të hamë dhe pastaj mësojmë se Ramazani ka filluar. A duhet të fillojë të agjërojë apo të vazhdojë të hajë?

Përgjigje: Ai duhet të fillojë të agjërojë. Kjo nuk ndikon në agjërimin e tij. Ai besonte se ende është natë. Ai duhet të agjërojë dhe agjërimi i tij është i saktë.

Shpërndaje: