Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=133695
Data e fetvas: 5/1- 1434 ose 19/11-2012
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Ka një njeri që u mëson të tjerëve dije të Sheriatit dhe akiden e Selefëve edhe pse ai kurrë nuk ka mësuar tek shujukhët dhe dijetarët. A lejohet të merret dituria prej tij?”
Përgjigje: “Përderisa ai nuk i ka të marra bazat e dijes tek dijetarët, por ka mësuar vetëm përmes fletëve të shkruara e librave, atëherë nuk merret dija prej tij. Njeriu i tillë nuk e kupton metodologjinë Selefite, ngase ajo mund të kuptohet ndryshe, përveç nëse mësohet tek dijetarët. Kjo dituri arrihet përmes mësimeve të përcjella drejtpërdrejtë (gojë më gojë), dhe jo vetëm nëpërmjet leximeve. Ndërsa librat janë vetëm ndihmëse të kësaj, prandaj nuk duhet mbështetur vetëm në to.
Njeriu i tillë edhe pse ka njohuri, mirëpo dija nuk duhet të merret nga ai.”