Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://binbaz.org.sa/mat/10571
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetësi: “A është e lejueshme për një mësues mashkull që të mësojë vajzat që janë nën moshën shtatëvjeqare?”
Përgjigje: “Po është e lejuar. Vajzat nuk i përkasin grupit të cilat kan pjesë private të ndaluara.Megjithatë është më mirë dhe më e sigurt që ato të mësohen nga gratë, sepse mund të fillojnë ta marrin lehtë këtë çështje nëse burrat janë mësimdhënësit e tyre.Për më tepër ekziston një rrezik që të ketë vajza në mesin e tyre që janë më të mëdha se shtatë vjet apo vajza që kanë arritur në nëntë vite. Prandaj duhet të ndalohet kjo vepër.
Vetëm gratë duhet ti mësojnë vajzat, edhe nëse ato janë të reja në moshë, në mënyrë që ajo të mos çon deri në të mësuarit e grave të vjetra dhe të sprovohen nga to.E njëjta gjë vlen edhe për djemtë. Burrat duhet ti mësojnë ata që të mos e marrin të lehtë mësimin nga mësueset femra.Në qoftë se çështja fillon të praktikohet, njerëzit do ta marrin lehtë këtë çështje.Prandaj djemtë duhet të mësohen nga burrat dhe vajzat nga gratë për të shuajtur çështjen dhe për të parandaluar sprovat.”