Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: el-Fataua el-Irakijjeh (2/723)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Allahu Te ala ka thënë:
”O ju që besuat, bindjuni Allahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Dhe nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, kthejeni atë çështje për gjykim tek Allahu (tek libri i Tij) dhe tek i dërguari i Tij (sunneti i të dërguarit) nëse i besoni Allahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.” 4:59
Kur myslimani ballafaqohet me diçka të re ai duhet ta pyesë atë që ai mendon se do t’i japë atij përgjigje sipas dispozitave të Allahut dhe të dërguarit të Tij salAllahu alejhi ue selem, pavarësisht se cilit medhheb ai i takon. Asnjë mysliman nuk është i detyruar të pasojë verbërisht një dijetar në të gjitha ato që thotë ai. Asnjë mysliman nuk është i detyruar që të pasojë medhhebin e ndonjë personi përveç të dërguarit salAllahu alejhi ue selem. Të vetmit atij salAllahu alejhi ue selam duhet për ti’u bindur në të gjitha gjërat që ai i obligon dhe na informon. Të gjitha deklaratat e njerëzve pranohen dhe refuzohen me përjashtim të dërguarit te Allahut salAllahu alejhi ue selem.
Që një person të pasojë medhhebin e një personi për shkak se ai nuk mund të di se çfarë është dispozita e një çështje nga ana e tij, është e lejueshme vetëm për këtë person. Nuk janë të gjithë të obliguar me këtë në qoftë se ata janë në gjendje që ta gjejnë përgjijen që e thotë Sheriati pa pasuar këtë mënyrë veprimi. Secili është i obliguar që ta ketë frikë Allahun aq sa mundet dhe të përpiqet që ta dije se çfarë ka obliguar Allahu dhe i dërguari i Tij salAllahu alejhi ue selem në mënyrë që të bëjë atë që është urdhëruar dhe te braktis të ndaluarën, – dhe Allahu e di më së miri.