“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Ministria e Jusufit nuk është në avantazh të parlamentarëve

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (vdiq. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur nr (1023)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Në interpretimin e Kuranit nga Shejkh Muhammed el-Ashkar thuhet në lidhje me shpjegimin e Sures “Jusuf”, se punësimi i Jusufit alejhis-selam nën udhëheqjen e mbretit është dëshmi se është e lejuar për besimtarin të ketë post në një vend kufri. Çfarë thua për këtë?”

Përgjigje: ”Unë nuk mund të them asgjë, derisa unë e di se cili është qëllimi pas gjithë kësaj. Sepse unë do të mund të them se kjo është e mundur, dhe do ta jap një shembull të thjeshtë. Në qoftë se jo të gjitha vendet islame qeverisin me ligj tjetër përveç asaj që zbriti Allahu, të paktën shumica e tyre e bëjnë këtë. A nuk të lejohet të jeshë predikues në një xhami në të cilën i këshillon dhe i mëson njerëzit ndërsa ti njëkohësisht je nën qeverisje kufri?”

Pyetësi: ”Unë e kam për qëllim parlamentin algjerian dhe nëse kjo mund të zbatohet në të.”

Përgjigje: ”E di. Prandaj, unë të dhash një shembull mbi të cilin zbatohen këto fjalë. Prandaj, unë pyeta më parë se cili ishte qëllimi pas kësaj. Edhe pse vëllai është prej vëllezërve tanë, unë kam frikë se ai është ndikuar nga gjendja e sotme dhe grupet që lejojnë hyrjen në parlament, dhe e përdorin ajetin e mëparshëm për të lejuar punën në parlamente  të regjimit jobesimtar.

Përgjigja ime do të jetë nga dy kënde, si parim i përgjithshëm, dhe në degë. E iniciova këtë degëzim kur pyeta se ishte cili qëllimi prapa këtyre fjalëve, dhe dhash një shembull më parë, se çdo musliman mund të jetë i punësuar, si predikues në xhami ndërsa pushtetari është jomusliman. Por në këtë pozicion ai as nuk i shërben kufrit, kryqit apo ligjit që nuk është ligji i Allahut. Nëse ky është qëllimi i pyetjes, kështu që këtu ska problem, a nuk është kështu?

Le të pyesim personin që argumenton me ajetin, se a e paramendon se Jusufi qeveri me ligjin e mbretit egjiptian apo ligjin e Allahut kur ai tha:

اجْعَلْنِي عَلَى خَزَآئِنِ الأَرْضِ إِنِّي حَفِيظٌ عَلِيمٌ

“Më cakto mua përgjegjës të depove të vendit, unë jam besnik i dijshëm.” 12:55

Ai nuk do të jetë në gjendje që të jepë ndonjë përgjigje tjetër përveç opsionit të dytë. A munden ata që hyjnë në parlamente të ecin gjurmëve të Jusufit alejhi-selam kur ata gjykojnë? Ska shans. Ky argumentim e lejon një gjë dhe të na frikëson nga disa të tjera. Më e pakta që mund të thuhet është se ekziston një rrezik që ky argumentim të përdoret në një mënyrë që nuk i sjell dobi Islamit dhe muslimanëve.

Prej karekteristikave të dalluara të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) janë fjalët e tij:

“Unë jam veçuar para profetëve të mëparshëm me pesë gjëra … Profetët e mëparshme janë dërguar vetëm tek popujt e tyre, ndërsa unë jam dërguar tek të gjithë njerëzit.”

Ligji i Jusufit nuk është Ligji ynë. Kështu zhveftësohet ky argumentim në tërësi.”

Shpërndaje: