Imam Ebul-Husejn Muhammed bin Ebi Ja’la el-Hanbeli (v. 526)
Tabakat-ul-Hanabilah (2/183)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
349 – Askar bin el-Husejn Ebu Turab en-Nekshabi es-Sufi. Ai erdhi disa herë në Bagdad. Ai ulej në mësimet e imamit tonë. Abdullah bin Ahmedi ka thënë:
Babai im (imam Ahmedi) tha: “Filani është i dobët. Filani është i besueshëm.”
Ebu Turab i tha: “O shejkh! Mos i përgojo dijetarët!”
Babai im u kthye nga ai dhe i tha: “Mjerë për ty! Kjo është mirëdashje, e nuk është përgojim.”