Imam Zejn-ud-Din bin Rexheb el-Hanbeli (v. 795)
Burimi: Xhami-ul-Ulum uel-Hikam, fq. 395
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Disa prej selefëve ka thënë:
“Unë uroj që mishi im të copëtohej që të gjithë të jenë në gjendje t’i binden Allahut.”
Abdul-Melik bin Umer bin Abdil Azizi i tha të birit:
“Unë uroj që ne të zieshim në një tenxhere për hir të Allahut.”
Ata që marrin parasysh këto thënie, i marrin me lehtësi të gjitha problemet nga të cilat ai vuan për hir të Allahu (te ala). Ndoshta ai lutet për ata që e bezdisin atë. Këtë e bëri njëri profet ﷺ kur ai ishte rrahur nga populli i tij dhe tha ndërsa ai fshiu gjakun nga fytyra e tij:
“O Zot! Fale popullin tim. Ata nuk dinë.”
Sido qoftë, është e detyrueshme për të qortuar me butësi.
Sufjan eth-Theuri ka thënë:
“Vetëm ai që ka tre tipare duhet të urdhërojë në të mirë dhe të ndalojë nga e keqja; butësinë kur ai urdhëron dhe ndalon, drejtësinë kur ai urdhëron dhe ndalon dhe dijen për atë që ai urdhëron dhe ndalon.”
Ahmedi ka thënë:
“Njerëzit kanë nevojë për miklim dhe që ata të urdhërohen dhe të ndalohen dhe në një të butë. Ata nuk duhet të trajtohen në mënyrë të ashpër, përveç personit që mëkaton haptazi – ai nuk ka shenjtëri.”
Ai gjithashtu ka thënë:
“Kur shokët e Ibn Mesudit kalonin pranë njerëzve të cilët vepronin diçka që ata e urrenin ata thoshin: “Qetësohuni, Allahu ju mëshiroftë! Qetësohuni, Allahu ju mëshiroftë! “
Ahmedi ka thënë:
“Ai duhet të urdhërojë me mëshirë dhe përulësi. Nëse ata i thonë diçka të urryer atij ai nuk duhet të zemërohet. Nëse ai zemërohet, ai vetëm se është duke e marr këtë personalisht.”